75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / AR

Aktori i “Friends” rrëfen momentin kur desh vdiq nga varësia ndaj drogës!

Aktori amerikan, Matthey Perry ka rrëfyer së fundmi një moment të frikshëm, në të cilin për pak humbi jetën.

Aktori i serialit të famshëm “Friends”, detajoi varësinë ndaj drogës, duke zbuluar se ai gati vdiq në moshën 49-vjeçare kur zorra e trashë i shpërtheu nga mbi përdorimi i opioideve.

Ai tha se pësoi një perforim gastrointestinal. Aktori kaloi dy javë në koma dhe pesë muaj në spital dhe iu desh të përdorte një qese kolostomie për 9 muaj. Pas kësaj periudhe të vështirë, aktori theksoi se gëzon shëndet të mirë.

“Mjekët i thanë familjes sime se kisha 2% mundësi për të jetuar. Më vunë në një gjë të quajtur një makinë ECMO, e cila bën të gjithë frymëmarrjen për zemrën dhe mushkëritë tuaja. Askush nuk i mbijeton asaj. Unë jam mjaft i shëndetshëm tani”, tha aktori.