Aktori i Hollivudit: Më pushuan nga puna sepse isha “më qesharak” se Jennifer Aniston
Stephen Baldwin ka folur për shkarkimin e tij nga komedia romantike “The Object of My Affection” pas pothuajse tre dekadash, duke pretenduar se iu desh të largohej nga projekti sepse ishte “më qesharak” se ylli kryesor Jennifer Aniston.
Në filmin e vitit 1998, Aniston luan rolin e një gruaje shtatzënë që bie në dashuri me shokun e saj të dhomës gej, të luajtur nga Paul Rudd, dhe Baldwin fillimisht ishte zgjedhur si i dashuri i personazhit të Aniston, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, pak pasi filluan xhirimet, ai u largua nga projekti dhe rolin e mori John Pankow. Në atë kohë, u raportua se aktori u pushua nga puna “për shkak të interpretimeve të ndryshme të rolit”, shkruan The Independent.
Baldwin (60) tani ka treguar versionin e tij të historisë në podcastin e tij One Bad Move me Stephen Baldwin, duke pretenduar se producentët kishin një problem me të duke e lënë në hije Aniston në skenat komike.
“Hyj atje dhe jam vetvetja. Jennifer është e sjellshme etj. Kam një të dashur. Jam mirë”, i tha ai të ftuarit TJ Miller. “Pas drekës, producenti vjen te trejleri im dhe thotë: ‘Kemi një problem. Nuk mund të jesh më qesharake se Jennifer.'”/Indeksonline/


