09:00 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Aktori i “Home Alone” kërcënon gruan pas rrahjes: Do të vdesësh

Aktori i “Home Alone”, Devin Ratray, është arrestuar në fillim të këtij muaji pasi dyshohet se ka sulmuar të dashurën e tij.

Të mërkurën janë ngritur akuza të shumta kundër Tarray, raporton Deadline, transmeton Indeksonline.

Sipas detektivit të policisë, Burnett, thuhet se gjatë aktit ai kishte ushtruar dhunë duke ia vështirësuar edhe frymëmarrjen.

Viktima kishte vështirësi në frymëmarrje kur i dyshuari e fyti dhe i vuri dorën tjetër mbi gojën e saj”, shkroi detektivi i policisë Burnett në raportin e tij. Mësohet se aktori i ka thënë ‘kështu do të vdesësh’.

Ajo përfundimisht arriti të arratisej nga dhoma, edhe pse kishte pësuar lëndime të shumta./Indeksonline/