Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi sot feston ditëlindjen
Sot, aktori i njohur i humorit Sevdai Radogoshi, i njohur me emrin e artit “Qumili” feston ditëlindjen e tij të 68-të.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në skenën e humorit, Radogoshi ka bërë brez pas brezi të qeshim me shakatë dhe personazhet e tij të paharrueshme, shkruan Indeksonline.
Gjatë karrierës së tij, Sevdai Radogoshi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatër, televizion dhe shfaqje, duke fituar zemrat e publikut jo vetëm për humorin, por edhe për karizmën dhe energjinë që transmeton.
“Sot i mbusha rrumullak 68 vjet të buta,
Pa me majt kerkush heheeee….”, ka shkruar në postim në Instagram./Indeksonline/

