09:20 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Aktori i ndjerë u shpall më i miri në Globe Awards, gruaja e tij shpërtheu në lot kur e pranoi çmimin

Aktori i njohur amerikan, që vdiq më 28 gusht të vitit 2020, Chadwick Boseman, ka marrë çmimin si aktori më i mirë në filmin drama.

Ky çmim special për të ndjerin Boseman u dha mbrëmë në “Globe Awards” 2021.

Gruaja e tij, Taylor Simone Ledward, ka dhënë një fjalim emocional pasi ka pranuar këtë çmim.

Me lot në sy, gruaja e aktorit ka thënë se Bosemani do të ishte ndjerë tejet krenar për këtë çmim po të ishte gjallë.

Chadwicku vdiq në moshën 43-vjeçare pas betejës së gjatë që kishte me kancerin./Indeksonline/