Aktori i njohur akuzohet për përdhunim

Aktori i njohur, Russell Brand, po përballet me akuza të shumta për përdhunim dhe sulm seksual.
Kështu njoftoi të premten Policia Metropolitane e Londrës, duke renditur akuzat që janë tash e gjashtë vjet.
Akuzat u shpallën një vit e gjysmë pasi Brand u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale nga katër gra, në vjeshtën e vitit 2023, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Brand i mohoi këto akuza, duke thënë se ndërsa ai kishte qenë seksualisht i shthurur, të gjitha ndërveprimet “kanë qenë absolutisht gjithmonë konsensuale”.
Por, dëshmitë e viktimave nxitën një hetim policor.
“Gratë që kanë bërë deklaratë vazhdojnë të marrin mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht”, tha detektivi Andy Furphy.
Brand nuk është arrestuar ende.