18:11 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Aktori i njohur akuzohet për përdhunim

Aktori i njohur anglez, Russell Brand, po akuzohet për përdhunim.

Akuzës së tij për përdhunim i shtohet edhe ajo për sulm seksual dhe abuzim emocional.

Brand dyshohet se mes viteve 2006 dhe 2013 ka kryer veprat penale në fjalë.

Madje, në mesin e viktimave të tij dyshohet të jetë edhe një vajzë 16 vjeçe.

Në raportin e The Times, një grua pretendon se Brand e përdhunoi atë pas murit në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. 

Një tjetër grua pretendoi se komediani e sulmoi seksualisht atë ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos dhe se më pas e kërcënoi me veprime ligjore nëse ajo i tregonte dikujt. 

Ndërsa, e katërta pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Brand për të cilin ajo pretendon se ishte fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj.

Të gjitha këto akuza, Brand i ka mohuar, duke thënë se lidhjet që i ka pasur në jetë kanë qënë të gjitha normale.