08:13 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktori i njohur bëhet baba për të gjashtën herë

Aktori James van der Bick dha lajmin e mirë se familja e tij do të bëhet më e pasur për anëtarin e ri dhe se së shpejti ai do të ketë një fëmijë të gjashtë.

Heroi i serialit “Dawson World” nuk e fshehu kurrë se është një baba shumë i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i gruas së tij në rritjen e fëmijëve.

Ai, gjithashtu zbuloi se gruaja e tij Kimberley deri tashti ka pasur tre aborte.

“Aborti është diçka për të cilën njerëzit rrallë flasin dhe shpesh kalojnë në fshehtësi. Por kjo nuk duhet të shihet si turp”, tha ai, duke shtuar se në një situatë të tillë është e rëndësishme t’i jepni vetes hapësirë dhe kohë për t’u pikëlluar.

Aktori dhe gruaja e tij thanë një “Po” fatale në vitin 2010 dhe sot ata janë prindër të katër vajzave: Gwendolynit, Olivias, Emilias dhe Anabel Lees, si dhe djalit Joshua.