17:44 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Aktori i njohur bën vetvrasje duke u hedhur nga ura

Aktori i njohur amerikan, Isaac Kappy i cili njihet për rolet e tij në filmat “Terminator” dhe “Thor” ka kryer vetvrasje.

Aktori sipas TMZ është hedhur nga ura, e më pas u godit edhe nga një automobile.

Madje thuhet se disa kalimtarë u munduan ta parandalonin aktorin të kryej vetvrasje, por pa sukses.

Ndryshe, ai para kryerjes së aktit kishte kërcënuar vajzën e Michael Jackson, Paris. Gjithashtu ai u kërkoi falje presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe Jezusit që i ka tradhtuar./Indeksonline/