75 Mall Live Search
20:51 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / MSH

Aktori i njohur italian kalon pushimet në Shqipëri

Numrit të madh të italianëve që këtë verë kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, pas kryeministres Meloni, iu bashkua edhe një emër shumë i njohur.

Bëhet fjalë për aktorin dhe komedianin Checco Zalone.

Ai mesa duket momentalisht është në Palasë, nën shoqërinë edhe të disa miqve nga Shqipëria.

Ka qenë Marcela Lati, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram nga Palasa, tregon se Checco është në Shqipëri.