Aktori i njohur: Jeta e të gjithëve ka rëndësi

Derisa në Amerikë po bëhen protesta kundër racizmit dhe thirrjet “Jeta e personave me ngjyrë”, aktori i njohur, Ashton Kutcher ka një mendim tjetër, duke deklaruar se “Jeta e të gjithëve ka rëndësi”.
Ashton Kutcher po shpjeguar mendimin e tij për termin “Jeta e të gjithë ka rëndësi ” në mes protestave të “Black Lives Matter” në mbarë qytetet amerikane kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit pas vrasjes së George Floyd.
Aktori 42-vjeçar u emocionua në një video të postuar në Instagramin e tij sociale të martën.
“Kur është fjala për çështjen e jetës së njerëzve me ngjyrë, unë mendoj se ata që po shkruajnë se jeta e të gjithëve ka rëndësi duhet të kuptojnë, se për disa njerëz jeta e personave me ngjyrë nuk ka aspak rëndësi. Pra, për ne, jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi. Kështu që, ndërsa mund të keni qëllime të mira kur bëni thirrje që jeta e të gjithëve ka rëndësi, mbani mend … për disa njerëz, jeta e personave me ngjyrë nuk ka rëndësi “, u shpreh aktori.
Ndryshe, në të gjithë botën po bëhen thirrje me fushatën “Black Lives Matter” për luftën kundër racizmit./Indeksonline/