75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / AR

Aktori i njohur mund të dënohet me 30 vite burgim, pasi përdhunoi dy gra

Aktori i famshëm, Danny Masterson, mund të përballet me 30 vite burgim të, pasi dyshohet për përdhunimin e dy grave dy dekada më parë.

Gjykata e Los Anxhelos do ta dënojë aktorin 47 vjeçar dhe pritet të dëgjohen deklarata nga viktimat, transmeton Indeksonline.

Masterson nuk dha dëshmi dhe avokatët e tij nuk thirrën asnjë dëshmitar.

‘Associated Press’ nuk përmend emrat e grave që thonë se janë abuzuar seksualisht.

Masterson luajti me Ashton Kutcher, Mila Kunis dhe Topher Grace në “That ’70s Show” nga 1998 deri në 2006./Indeksonline/