09:34 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktori i njohur ndahet nga e dashura, gjen ngushëllim te Rita Ora

Ai thuhet se i dha fund romancës së tij pesëvjeçare me aktoren Lily James për shkak të “orareve të bezdisshme”.

Matt Smithi nuk arriti të buzëqeshte, ndërsa u nda me Rita Oran në festën e ditëlindjes së Vas J Morganit në Londër të martën, transmeton Indeksonline.

Aktori i “Doctor Who”, 37 vjeç, i cili kishte drekuar gjatë ditës me ish-të dashuren e tij Lily, 30 vjeçe, nuk dukej aspak i lumtur teksa u largua nga festa në klubin “Laylow” të Notting Hill.

Nga ana tjetër Rita Ora, 29-vjeçe, ekspozoi këmbët në një fustan të zi, të kombinuar me një xhaketë prej lëkure dhe çizme të gjata.

Sipas burimeve Smith thuhet se është ndarë nga e dashura, pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte.

Dalja publike e Mattit vjen disa orë pasi u pretendua se romanca e tij pesëvjeçare me Lilyn kishte mbaruar për mirë.   

Aktorja dhe Matti u fotografuan kur kishin një darkë të tensionuar në Spaniards Inn në Hampstead,  Londër të  njëjtën ditë (e martë) – dalja e tyre e parë publike në katër muaj. 

Tashti, raportet kanë dalë se çifti u nda disa muaj më parë pasi tensionet u rritën për shkak të ngarkesës së tyre të ngjeshur dhe miqësia e ngushtë e Mattit me bashkëyjet e tij femra. 

“Gjërat nuk kanë qenë mirë midis tyre për një kohë dhe disa muaj më parë ata vendosen që më në fund t’i jepnin fund ashtu siç duhet”, ka thënë një burim i afërt me çiftin./Indeksonline/