Aktori i njohur s’e fsheh më lidhjen, pas dekadave paraqitet publikisht me të dashurën
Ai nuk ka pasur një të dashur serioze në dekada siç duket, dhe asnjëherë nuk është shfaqur serioz me një grua, ndërsa ishte në qilimin e kuq gjatë karrierës së tij 35- vjeçare.
Por kjo ndryshoi këtë fundjavë, kur Keanu Reeves mbajti duart dhe me të dashurën dhe bashkëpunëtoren e tij të biznesit, Alexandra Grant kur ishte në LACMA Art + Film Gala prezantuar nga Gucci në Los Angeles, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Në fakt, aktori 55-vjeçar i Matrix-it dhe artistja 46-vjeçare nuk e lëshuan kurrë njëri-tjetrin pasi pozuan për dhjetëra foto para shtypit ndërkombëtar duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur.

Keanu dukej krenar që ishte me gruan që ia kishte rrëmbyer zemrën e tij në ngjarjen e së shtunës.
Aktori i Speed kishte një kostum të zi, këmishë të zezë dhe kravatë me të njëjtën ngjyrë.

E dashuria e tij u paraqit me një fustan elegant në një fustan blu pa mëngë, me taka dhe byzylykë.
Keanu bashkëpunoi me Alexandran në librat “Ode To Lappiness” dhe “Shadows”.

Ndërsa Alexandra siguroi artin vizual për vëllimet – i pari i botuar më 2011 dhe tjetëri pesë vjete më vonë – Keanu shkroi poezi.
Partnerët e biznesit kanë gjithashtu shtëpinë botuese X Librat e Artistëve.

Keanu e ka mbajtur gjithmonë private jetën e tij personale.
Ylli i filmit më parë ka qenë i lidhur me Amanda de Cadenet, Sandra Bullock dhe Claire Forlani./Indeksonline/