Aktori i njohur në përkrahje të Lahi Brahimajt
Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi, publikisht ka dalur në përkrahje të kandidatit për deputet, Lahi Brahimaj.
Përmes një postimi në Facebook, dhe duke kujtuar mbështetjen ndër vite, Ibrahimi u shpreh se do të jetë në krah të Brahimajt, ashtu siç ai ka qenë krah tij gjithmonë.
“Familja mbetet gjithmonë familje. Unë ju uroj suksese të gjithëve, por Bacit tim i uroj më se shumti” u shpreh ai.

