14:18 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aktori i njohur ngushëllon familjarët e viktimave shqiptare të tragjedisë në Gjenova  

Jul Deda ka shprehur pikëllimin e thellë për tragjedinë e ndodhur në Gjenovë, ditën e djeshme. Ku si pasojë e rrëzimit të një ure humbën jetën më qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në mesin e viktimave ka edhe shqiptarë, ku edhe për ta Jul Deda ka shprehur ngushëllime dhe ka thënë se pikëllimi rritet kur viktima janë edhe bashkëkombësit e tu.

“Te tmerrshme pasojat e tragjedisë ne Genova. Te vjen keq kur shikon se bilanci sa vjen e rendohet. Thellohet dhimbja kur shikon se nen germadha jane dhe bashkombasit e tu.

Ngushellime te perzemerta familjeve, qe humben njerezit e tyre te dashur, sidomos familjeve shqiptare per kete te papritur teper tragjike qe po i ndodh ne jeten e tyre te mundimshme te emigrantit. U prehshin ne paqe.” ka shkruar Deda në postimin e tij./Indeksonline/