Aktori i njohur nuk përmbahet, tregon gishtin e mesit “live” në emision

Aktori amerikan Richard Gere u shfaq në emisionin Today të mërkurën për të promovuar serialin e tij të ri televiziv The Agency.
Prezantuesja Savannah Guthrie njoftoi shikuesit për një klip nga seriali dhe kur kamera iu kthye sërish, aktori i famshëm u filmua me gishtin e mesit, transmeton Indeksonline.
“Sapo keni bërë një gjest të turpshëm në këtë emision të mëngjesit familjar!” i tha prezantuesja dhe aktori 75-vjeçar u mbrojt: “Nuk e tregove, por ashtu bëra unë në klip. Ishte në klip!”, tha ai./Indeksonline/