75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

Aktori i njohur po bëhet baba për herë të parë!

Henry Golding  po pret fëmijën e tij të parë me gruan Liv Lo!

Aktori 33-vjeçar i Crazy Rich Asians zbuloi lajmin në llogarinë e tij në Instagram duke shpërndarë fotografi ku tregon se Liv është shtatzënë.

“2021 tashmë po duket më e ndritshme …”, shkroi Henry në postimin në llogarinë e tij.

Liv postoi fotografi gjithashtu në llogarinë e saj ku shkruan, “Një gëzim kaq i madh kjo e vogël na ka sjellë tashmë. Tani ne duhet ta ndajmë atë me ju. Ne ju duam!”.

Henry dhe Liv u takuan në vitin 2011 dhe ata janë martuar që nga viti 2016. Ajo është një drejtuese televizive dhe instruktore e yogës./Indeksonline/