23:55 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktori i njohur rikthehet në Instagram pas katër vitesh: Izolimi më detyroj ta bëj

Jamie Dornan nuk ka postuar një fotografi në  Instagram për gati katër vjet!

Aktori 37-vjeçar u kthye në aplikacionin e mediave sociale të premten për të ndarë një foto të vetes ku shihet i mbuluar me bojë blu ndërsa shihet pa bluzë.

“Vetë izolimi më bëri që ta bëj këtë,” shkroi Jamie sipër fotos. Ndërsa nuk është e qartë se ku është fotografuar, ka lënë të kuptohet se mund të jetë nga xhirimet e shfaqjes së tij të ardhshme Dr.Death.

Hera e fundit që Jamie postoi në llogarinë e tij në Instagram ishte në qershor të 2016 për të promovuar filmin e tij Antropoid . Ai ka pasur një llogari që nga viti 2014, por ka fshirë të gjitha postimet e mëhershme./Indeksonline/

View this post on Instagram

Self isolation made me do it

A post shared by Jamie Dornan (@jamiedornan) on