08:48 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aktori i njohur shqiptar ka një mesazh për Xhakën e Shaqirin: Kush i quajti tradhtarë…(Foto)

Fitorja e mbrëmshme e Zvicrës kundër Serbisë ka gëzuar shumë shqiptarë anë e mbanë botës.

E këtij gëzimi nuk ka mundur t’i shmanget as aktori i njohur shqipar, Jul Deda. Ndjenjat e fuqishme ai i ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka kërkuar që ata që i kanë quajtur tradhtarë ata, pse kanë luajtur për Zvicren të kërkojnë falje.

“Kush i quajti tradhetare, vetem sepse luajten me Zvicrën, duhet te kerkoje ndjese. Nese ke gjak shqiptari, duart bashkohen instiktivisht te gjoksi per te formuar shqiponjen, pavaresisht me cilen skuader luan. Super çunat..!” ka shkruar Deda.

Ndryshe, Zvicra mbrëmjen e mbrëmshme mundi Serbinë, kurse golat u shënuan nga Xhaka e Shaqiri./Indeksonline/