11:38 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / V R

Aktori i njohur thyen rekordin e Instagramit, brenda pak orësh arrin 1 milion ndjekës

Ylli i Harry Potter, Rupert Grint ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për kohën më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës të Instagram.

Aktori, i cili luajti Ron Ëeasley në të tetë filmat Harry Potter, bëri postimin e tij të parë në 10 nëntor, duke bërë shaka se ai ishte “vetëm 10 vjet me vonesë”.

Ai arriti shifrën e milionit në katër orë dhe një minutë, transmeton Indeksonline.

Kjo është 43 minuta më shpejt sesa iu desh Sir David kur ai u bashkua në shtator, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Duke e quajtur veten “Grint on the Gram”, postimi i parë i aktorit 32-vjeçar ishte një foto e tij me vajzën e tij të vogël.

Grint tha se ishte “këtu për t’ju prezantuar të gjithëve Wednesday”, vajza gjashtë muajshe, që lindi në maj.

Ai bashkohet me një listë të larmishme të figurave publike të cilët në një moment kanë mbajtur rekordin për personat që më së shpejti kanë fituar një milion ndjekës./Indeksonline/