75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes aktori i njohur turk, gjatë xhirimeve të serialit

Aktori i famshëm turk,  Haldun Boysan, i cili portretizoi karakterin e “The Tombalacı” në serialin legjendar  ka ndërruar jetë.

 Boysani vdiq nga një sulm në zemër në Nevsehir, ku ishte për xhirimet e serialit të ri televiziv.

Sipas mediave turke,  aktori 62-vjeçar ndodhej në qytetin Nevsehir për xhirimet e serialit televiziv “Maria dhe Mustafa”, pati një sulm në zemër në hotelin ku ai po qëndronte, transmeton Indeksonline.

Boysani u dërgua në spital nga një ambulance, por ai ndërroi jetë pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e bëra në spital.

Haldun Boysani lindi më 6 korrik 1958 në Ankara. Ai është i diplomuar në kolegjin TED, Ankara dhe Universitetin e Ankarasë, Fakulteti i Gjuhës dhe Histori-Gjeografisë, Departamenti i Teatrit.

Ai punoi në Teatrin e Artit të Ankarasë dhe Teatrin e Qytetit të Stambollit.

Më 1999, ai fitoi Çmimin e Aktorit më të Mirë Mbështetës në Festivalin e 11-të të Filmit, në Ankara,m për interpretimin e tij në filmin Gemide.

Boysani ishte shfaqur në shumë seri televizive dhe filma turk./Indeksonline/