75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aktori i njohur u pagua mijëra euro për të pranuar publikisht, se është homoseksual?

Aktori i famshëm italian, Gabriel Garko, pak ditë më parë pranoi publikisht se është homoseksual.

Në një përballje me ish-partneren e tij, me të cilën ishte i fejuar, zbuloi para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Kjo bëri bujë të madhe në media, por, për të bërë këtë publike thuhet se Garko u pagua me mijëra euro.

Ishte gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli, që ka zbuluar se rrëfimi i tij nuk ishte falas, sipas saj ai është paguar mirë nga dy televizione të njohura italiane.

Në total aktorit të njohur i kushtoi ky rrëfim i së vërtetës 60 mijë euro, por kjo ende nuk është konfirmuar.

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’”- është shprehur gazetarja.

Ndërsa aktroi dhe dy televizionet e përfshira në këtë lajm nuk kanë reaguar ende.