16:12 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

Aktori i njohur vdes gjatë aksidentit në skijim

Aktori i njohur francez, Gaspard Ulliel, ka ndërruar jetë në moshën 37 vjeçare.

Këtë e bën të ditur familja e tij përmes rrjeteve sociale, transmeton indeksonline.

Ai vdiq gjatë aksidentit në skijim. Policia është duke e hetuar situatën si dhe shkaku se si erdhi deri tek vdekja.

Kujtojmë që ai kishte fituar titullin si aktori më i mirë në vitin 2017 për filmin “It’s Only the End of the World”./Indeksonline/