13:58 / E Premte, 17 Maj 2024 / mp

“Xhensila famën e ka prej Bes Kallakut”-Robert Berisha i reagon ashpër pas deklaratës së menaxherit të këngëtares

Robert Berisha së fundmi ka reaguar rreth mesazheve të publikuara nga menaxheri i Xhensila Myrtezajt, një orë para se këngëtari të futej në “Fermavip”, i cili ka treguar se “braktisja” e këtij reality show ishte e planifikuar.

Gjatë një interviste në ATV, moderatori i përgënjeshtroi lajmet duke thënë që djali në fjalë nuk është menaxheri i Xhensilës, por thjesht një recepsionist dhe sipas tij ai e ka përdorur këtë situatë për tu bërë i famshëm.

“Ai është një recepsionist. Menaxheri është një gjë e madhe. Ai ka pasur dëshirë që të bëhet i njohur. E ka përdorur për tu bërë i famshëm. Paskam gabuar se Xhensila e ka bërë për inatin tim, të Besit apo produksionit.”- u shpreh këngëtari.

Ndonëse tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me Xhensilën, Roberti tha se këngëtarja është bërë e njohur falë lidhjes me Bes Kallakun dhe për këtë ajo duhet ta falenderojë atë ditë e natë.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut. Paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”– tha Roberti.