75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes në moshën 77-vjeçare aktori i njohur

Kevin Dobsoni, një aktor i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive Kojak dhe Knots Landing, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Përfaqësuesi i Dobsonit konfirmoi për THR-në se ai vdiq të dielën në mbrëmje (6 shtator) në një spital në Stockton të Kalifornisë.

Në vitin 1973, Kevini fitoi famën për herë të parë nga roli i tij si detektiv Bobby Crocker në serialin policor CBS Kojak . Ai luajti në serial për të pesë sezonet dhe përsëriti rolin e tij në filmin televiziv spinoff të vitit 1990.

Kevini më vonë u bashkua me kastin e Knots Landing në sezonin e tij të katërt dhe qëndroi në serial për një dekadë të plotë.

Disa nga rolet e tij të tjera përfshijnë filmin e luftës Midway dhe All Night Long me Barbra Streisandin./Indeksonline/