08:33 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Aktori i njohur vdiq papritur në moshën 29 vjeçare

Aktori Jahmil French vdiq papritur në moshën 29 vjeç.

Një zëdhënës i aktorit kanadez, i cili ishte më i njohur për rolin e tij si Dave Turner në serialin adoleshent “Degrassi: Next Generation”, konfirmoi lajmin për Page Six.

“Unë konfirmoj me zemër të rëndë se shoku dhe klienti im i dashur Jahmil French ka ndërruar jetë. Shumë do ta kujtojnë atë për pasionin e tij për artin, përkushtimin ndaj zanatit dhe personalitetin e tij të gjallë. Ju lutemi mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë e vështirë, “tha zëdhënësi i tij.