Aktori i njohur zbulon “sekretin” që i shpëtoi martesën

Matth ew McConaughey, aktori i njohur për rolet e tij të zjarrta dhe karizmën e jashtëzakonme, ka zbuluar së fundmi një sekret të vogël nga jeta e tij që sipas tij ka ndihmuar shumë martesën e tij.
Në një intervistë që ka bërë bujë, McConaughey tha me humor se, sipas tij, një krevat king-size është shumë i madh për një çift dhe krijon distancë fizike e emocionale.
“Gjëja më e mirë që mund të bësh për martesën tënde është të heqësh atë matrasin king-size dhe të flesh në një queen-size. Një mëngjes u zgjova, hodha sytë andej dhe Camila më dukej si një fushë futbolli larg,” – rrëfeu aktori.
Sipas tij, afërsia që krijohet duke fjetur më pranë ka bërë diferencë në marrëdhënien e tyre 13-vjeçare, duke sjellë më shumë intimitet, kontakt dhe lidhje shpirtërore.
Për McConaughey, sekreti nuk është thjesht fizik: është një kujtesë që dashuria dhe intimiteti ushqehen nga detajet e vogla si të flesh më afër partnerit, të flasësh hapur për sfidat, dhe të mos harrosh të qëndrosh “njeri” edhe në momentet e vështira.