75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aktori i preferuar i femrave zhgënjen me pamjen, shfaqet me mbipeshë dhe flokë e mjekër të gjatë

Aktori dhe modeli i njohur nga Turqia, Çagatay Ulusoy është prej meshkujve më të pëlqyer turk në botë.

Së fundi Ulusoy-in e kemi parë si protagonist në serialin e famshëm të Netflix “The Protector” dhe që nga ajo kohë aktori nuk ka marrë pjesë në ndonjë projekt tjetër.

Por, së fundi në mediat në Turqi u bë e ditur se aktori ka pranuar ofertën për një rol të ri për të cilin aktori ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale aktroi i preferuar sidomos nga gjinia femëror shihet se ka shtuar peshë dhe ka  rritë flokët e mjekrën.

29 vjeçari që komentohet dhe pëlqehet shumë për fizikun atraktiv, ndryshoi pamjen sepse në projektin e ri do të portretizojë një baba që është një ‘burrë plehrash’.

Ndërkohë, kujtojmë që Çagatay është prej kohësh në lidhje me aktoren turke Duygu Sarisin./Indeksonline/