75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Aktori i ‘Star Trek’ shkon në hapësirë ​​me raketën Blue Origin

Aktori i Hollivudit William Shatner, është bërë personi më i vjetër që ka shkuar në hapësirë përmes kapsulës nën-orbitale ‘Blue Origin’.

90 vjeçari i cili ka luajtur në seritë televizive ‘Star Trek’, u nis nga shkretëtira e Teksasit me tre individë të tjerë, transmeton Indeksonline.

Ky udhëtim është i bërë nga Jeff Bezos, i cili do të zgjat për 10 minuta.

“Të gjithë në botë duhet ta bëjnë këtë”, i tha aktori kanadez Bezos pasi u ul në tokë.

“Ishte e pabesueshme” përfundoi ai./Indeksonline/