11:51 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

‘Aktori’ i vitit, lojtari mashtroi kinse u godit nga tifozët

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Guatemalë, ku lojtari i Batanescos FG, Rosbin Ramos, mori një objekt i cili ishte hedhur në fushë nga tifozët, pastaj goditi veten në fytyra dhe u shtri në fushë, duke mashtruar kinse u gjuajt nga ndonjë tifoz.

Megjithatë, performanca e tij si “aktor” shkoi huq, pasi gjyqtarët e ndeshjes nuk e panë “incidentin”./IndeksOnline/