16:01 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / A. M.

Aktori Ibrahimi shpërndan 123 dhurata për nxënësit e shkollës ku ka dhënë mësim babai i tij, dëshmor i kombit

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi, bashkë me vajzën e tij ka shpërndarë 123 dhurata për 123 nxënës të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin e tij të lindjes Shqiponjë, komuna e Gjakovës.

Këtë gjest ai ka shkruar se e bën në nderim të babit të tij, i cili për 27 vite ka dhënë mësim në këtë shkollë.

Kujtojmë se babai i aktorit, Gani Ibrahimi është dëshmor i kombit.

Postimi i plotë i aktorit Kreshnik Ibrahimi:

123 Dhurata 🎁 për 123 Femij ❤️

Sot se bashku me vajzen time Kejsin dhuruam 123 Dhurata 🎁 për femijet e shkolles „Deshmoret e Kombit“ në fshatin tim te lindjes Shqiponje (ish-Jabllanic) komuna e Gjakoves!

Kte gjest e bej ne nderim te Babit tim Deshmor Gani Ibrahimi i cili per 27 vite dha mesim ne kte shkollë si Mësues!

Falenderoj drejtorin e ksaj shkolle z. Hysen Brahimaj dhe stafin e tij per kte pritje te ngroht!

„Ne nuk mund te bejm gjera te medha,por mund te bejm gjera te vogla me Dashuri te madhe“

Biri juaj #KreshnikIbrahimi