14:21 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktori kosovar i bashkohet debatit për serialin “Çka ka shpija”: Të gjithë e dimë sa prodhohet e çka prodhohet!

Një status i këshilltarit të Albin Kurtit, Luan Dalipi lidhur me serialin “Çka ka shpija” ka nxitur reagime të shumta.

Nuk kanë munguar as reagimet e aktorëve në mesin e tyre edhe protagonistit të serialit dhe skenaristit, Naser Rafuna, shkruan Indeksonline.

Por, një reagim ka ardhur edhe nga aktori tjetër kosovar, Nëntor Fetiu i cili këtë e ka parë në një mënyrë tjetër.

Nëntori në një status në Facebook u shpreh se është e drejtë e publikut qoftë ai edhe politikan apo këshilltarë me u shpreh për ndonjë serial a emision në televizion.

Tutje aktori tha se është më mirë që artistët me reagu ndaj televizioneve që të hapin konkurse ashtu siç duhej për prodhimin e serialev, e politikanët të bëjnë ligje në favor të artistëve vendas që me u prodhu sa më shumë e me i mbrojt nga serialet e huaja që sipas tij e kanë ‘mbytur’ tregun.

Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Eshte e drejte e publikut qoftë ai edhe politikan apo kshilltarë me u shpreh per ndonje serial a emision ne Tv tona te katandisura pa konkurence dhe pa prodhim te mirëfillt. Ne gjithe e dijme sa prodhohet e çka prodhohet! Artistat p.sh. me mire eshte me reagu ndaj Tv qe te hapin konkurse ashtu si duhet per prodhime te serialeve e emisioneve show etj… , e politikanve qe te bejne ligje ne favor te Artistëve vendas me u prodhu sa me shume e me i mbrojtë nga serialet e huaja qe na mbyten tregun! E jo veq hajt te reagoj se me tha e m the e i thash…….! Mbahuni Artista