09:42 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktori kosovar: Krenar, që shokët e mi qerasën tifozët anglezë, miku pritet e nderohet!

Rreth 2000 tifozë anglezë vikendin e kaluan në Prishtinë.

Ata erdhën në Kosovë për të parë ndeshjen futbollistike Kosova – Anglia, ku përveç fitores, ata morën me vete edhe kujtimet më të bukura.

Mikpritja, dashuria dhe respekti që ua ofruan kosovarët atyre, u bë edhe një nga lajmet kryesore në mediat kryesore britanike, shkruan Indeksonline.

E, producenti dhe aktori i njohur kosovar, Shkumbin Istrefi, përmes një shkrimi të bërë së fundmi në Facebook ka thënë se marketingu që iu ka bërë Kosovës me mikpritjen e tyre ndaj Anglisë, ka pas efekt pozitiv, saqë asnjë fushatë e sponsoruar nga shteti nuk do ta arrinte.

Ai ka shtuar se ndihet i nderuar që ka shokë që kanë qerasur tifozët anglezë me qindra euro.

Postimi i plotë:

Marketingu qe iu ka be Kosoves me mikpritjen (apo servilizmin, si te doni quajeni) ndaj Anglise, ka pase efekt pozitiv aq te madh sa qe asnje kampanje e sponzoruar nga shteti nuk do ta arrinte. Kjo mikpritje eshte financuar nga xhepi privat i njerezve te mire qe ndiejne obligim te nderojne sado pak nje shtet e popull qe na u ka gjetur ne kohen me te veshtire per ne.


Kampanja “Young Europians” ka kushtuar “hell of money” dhe efekti nuk i dihet. Eshte paguar prodhimi i spotit dhe mediat qe e kane shfaqur.
Kampanjen e mikpritjes e kane paguar qytetaret vet dhe e kane mbeshtetur tifozet angleze, kombetarja angleze dhe te gjitha mediat ne Britani.

P.S. Ndihem i nderuar qe kam shoke qe kane qerasur tifozet angleze me qindra euro. ??
Ne traditen tone, pavaresisht marredhenieve qe jane ne shtepi, MIKU pritet e nderohet.