Aktori kosovar kujton takimin me ish-presidentin Rugova
Në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova shumë personalitete e qytetarë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, teksa e kanë kujtuar atë edhe përmes shkrimeve të shumta në rrjetet sociale.
Edhe aktori dhe regjisori kosovar, Mentor Zymberaj përmes një fotografie ka ndarë një moment të veçantë me presidentin e ndjerë.

“Në shenjë përkujtimi!
Me rastin e Çmimit Aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në
Kosovë…Pritje mbresëlënëse në Presidencën e Kosovës nga Presidenti Z. Ibrahim
Rugova”, ka shkruar aktori./Indeksonline/