75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Aktori kosovar: Kursimi e ka bërë të veten fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

Ka pasur reagime të ndryshme sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrikë në Kosovë.

Një reagim erdhi edhe nga aktori kosovar Shkumbin Istrefi, i cili njihet si “Feka” i “Kafeneja jone’, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ka kursyer dhe se fatura I ka ardhur më pak se muajin e kaluar.

Postimi i plotë:

Sot me erdhi faktura e rrymes.

Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji.

Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy.

Ta shohim cka po ndodh tash e tutje.

Do te vazhdoj me kursy ne te njejten menyre.

Perndryshe, ma shume po me dhemb lufta eventuale ne Ukraine. Ishalla nuk bohet se katastrofe per ata njerez atje, e rrezik per te gjithe”./Indeksonline/