Aktori kosovar për seancën e Kuvendit: Një derë e madhe po hapet

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë së re.
Para fillimit të kësaj seance, aktori kosovar, Jeton Zogiani, ka bërë një postim që ka lënë të kuptohet që ka të bëjë me këtë seancë.
“Një derë e madhe po hapet”, ka shkruar aktori sipër një fotografie ku shihet një portë e madhe.
Rikujtojmë se Jetoni ishte kandidat për deputet në radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë./Indeksonline/
