18:32 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aktori kosovar “plaket” me FaceApp: Kur të bëhet liberalizimi i vizave!

FaceApp është rikthyer në hit në rrjete sociale, aplikacion ky që po përdoret në gjithë botën nga gjinia mashkullore.

Ky aplikacion tregon se si do të dukesh në pleqëri, teksa nuk po i rezistojnë as fytyrat e njohura, përcjellë Indeksonline.

Është aktori dhe producenti kosovar, Shkumbin Istrefi ai që ka postuar së fundmi një fotografi, të cilën e ka realizuar me FaceApp, ndërsa ka ironizuar me procesin e liberalizimit të vizave.

” Kur te bohet liberalizimi i vizave”, ka shkruar ai./Indeksonline/