20:10 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktori kosovar pranë Policëve të Kosovës

Policia e Kosovës e kanë dëshmuar vazhdimisht gatishmërinë e tyre për të mbrojtur dhe ruajtur sigurinë e qytetarëve.

Ata po e dëshmojnë vetën edhe në ditët kur pandemia globale COVID-19 është përhapur edhe në vendin tonë.

Policia e Kosovës bashkë me mjekët dhe infermierët janë në vijnë e parë të fronit ndaj luftës me armikun kroronavirus.

Shpesh herë emrat e njohur në vendin tonë kanë treguar mbështetjen e tyre për policin, i fundit që ka bërë këtë është aktori i mirënjohur, Donat Qosja.

Ai ka ndarë një fotografi në Instagam ku shihet përkrah dy policëve, i njëjti imazh është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Policisë së Kosovës./Indeksonline/