Aktori kosovar zgjedh fjalët më të bukura për ditëlindjen e gjashtë të vajzës
Sot ka qenë ditë feste në familjen e aktori të njohur dhe shumë të dashur kosovar, Jeton Zogjani.
Vajza e tij ka festuar ditëlindjen e gjashtë dhe më këtë rast asaj i është përgatitur një festë mjaft e mirë nga prindërit e saj, shkruan Indeksonline.

Aktori në rrjetet sociale ka publikuar disa imazhe nga kjo ditë ku edhe ka zgjedhur një urim të veçantë për të bijën.

“Ylli im, se çka ndjejmë une dhe Albana Kadriu Zogjani per ty këtë veç ne e dimë.
Tani ti i bane 6 vjet, urime bab, te dua, ashtu qysh na thu ti neve, dhe qysh ke qef met than dhe me ta përsërite vazhdimisht. Pika ime e dobët, JANA!!” ka shkruar aktori në facebook./Indeksonline/
