75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 20 Mars 2025 / AR

Aktori legjendar feston ditëlindjen, pamje nga festa magjike

Bruce Willis sot feston ditëlindjen e 70-të. Vajzat e aktorit legjendar i bënë dedikime të atit në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij, teksa aktori vuan nga demenca.

“Për mbretin… Të dua, babi. Gëzuar 70-vjetorin, papa”, shkroi vajza e madhe e Bruce-it, Rumer, në Instagram, duke ndarë një video të vjetër të aktorit duke kërcyer me ish-bashkëshorten e tij, Demi Moore.

Video më pas u shpërnda dhe nga aktorja Demi Moore.

Tallulah Willis, vajza më e vogël e Bruce-it dhe Moore-it, shkroi: “Gëzuar 70-vjetorin, miku im i preferuar! Ti je një dritë që nuk mund të shuhet kurrë! Të dua dhe jam kaq krenare që jam vajza jote, Tallulah Belle Bruce Willis.”

Në një postim tjetër, Tallulah e quajti të atin “heroin” e saj dhe tregoi se sa krenare është që mban mbiemrin Willis.