75 Mall Live Search
11:55 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktori llapjan në përkrahje të kandidatit për deputet nga LDK, Visar Hoti

Aktori i njohur llapjan, Adnan Blaku përmes një postimi në Facebook ka dal në përkrahje të kandidatit për deputet të LDK-së, Visar Hoti.

Blaku në postimin e tij tha se nuk i përket asnjë subjekti politik por beson se kyqja e Hotit në politikë e bën të mendoj se ka shpresë në këtë vend, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Disa fjalë per Visarin per ata që se njofin nga afër:

Une si përkas asnjë subjekti politik por kur një djal si Visari kyqet kësaj rruge më bon me mendu që ende ka Shpresë në këtë vend…
Visari ka zgjedhë një sakrificë për jetën e ti, ky e kishte nje jetë te mirë edhe pa politikë kjo më bënë te mendoj që ky është hy në këte valle vetum me i drejtu hapat e sigurt. Une te uroj shoku ime shume suksese edhe besoj ne ty. Me respekt A.Blaku

Rinia i ka hape syte….