16:25 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktori me ngjashmëri të jashtëzakonshme me vrasësin masiv

Freddie Fox ka një ngjashmëri të jashtëzakonshmë me vrasësin masiv Jeremy Bamber në foton e re.

Aktori 30 vjeçar, ka veshur një këmishë të bardhë dhe një kravatë, ndërsa pranë tij qëndron një polic, ashtu si Bamber në vitin 1986, shkruan Indeksonline.

Bamber u dënua për vrasjen e prindërve që e birësuan, motrës dhe binjakëve të saj gjashtë vjeçar në gusht të vitit 1985.

Kështu, në vitin 1986 ai u dënua nga Anglia për vrasjet që i kishte bërë. Por ai gjithmonë ka mohuar krimet e tij, madje edhe tani vazhdon të luftojë për të pastruar emrin e tij.

Aktori Freddie Fox fotografinë e kishte bërë gjatë xhirimeve të dramës Farm House of White e cila do të transmetohet në vitin 2020./Indeksonline/