15:19 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Aktori, në moshën 95 vjeçare, zbuloi se ishte homoseksual

Aktori dhe komediani britanik, Stanley Baxter vendosi në moshën 95-vjeçare të zbulonte publikisht orientimin e tij seksual dhe tha se ai ishte homoseksual.

Ai ishte i martuar për një kohë të gjatë me gruan e tij e cila vendosi të plakej me të, ani pse e dinte se burri i saj dashuronte meshkujt.

Baxter ka shkruar një libër në të cilën ka zbuluar se ishte homoseksual. Në këtë libër, aktori bën të ditur se këtë e kishte mbajtur të fshehur gjithmonë duke mos ua zbuluar këtë as kolegëve.

Ai gjithashtu shkroi rreth asaj se si orientimi i tij seksual ndikoi në martesën e tij me gruan e tij, Moira, e cila ndërroi jetë në 1997.

Stanley kishte këmbëngulur tek gruaja që të ndaheshin pas martesës, por ajo kishte thënë se ndëse do të ndodhte kjo gjë, Moira do të bënte vetvrasje.

Gruaja i kishte lejuar burrit që të sillte burra të tjerë në shtëpi, pasi ai i kishte konfirmuar se është homoseksual./Indeksonline/