Aktori pagëzohet në moshën 69 vjeçare, licensohet për t’u bërë prift

Aktori i famshëm Denzel Washington është bërë prift i licencuar në Kishën “Kelly Temple of God in Christ” në Nju Jork.
69-vjeçari u pagëzua dhe mori licencën për të shërbyer si prift gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm dhe Kryepeshkopi Christopher Bryant, i cili ndau momentin e veçantë në Facebook.
“Ne festojmë pranimin e Rev. Denzel Washington në klerik, një ngjarje që na ka ngritur shpirtërisht”, shkroi ai, duke shpërndarë një foto të aktorit gjatë pagëzimit.
Në fjalën e tij, Washington kujtoi një thënie të nënës së tij që i thoshte pas çdo humbje të një Oskari: Njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin.
Ai gjithashtu përmendi një profeci që një grua e quajtur Ruth Green kishte bërë kur ai ishte 20 vjeç, duke thënë se Denzel do të udhëtonte botën dhe do t’u predikonte miliona njerëzve.
“Pesëdhjetë vjet më vonë, nëse Zoti mund të bëjë këtë për mua, nuk ka asgjë që Ai nuk mund të bëjë për ju”, u shpreh aktori.