75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / AR

Aktori përfundon në karrocë me rrota

Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Mark Sloan në serialin mjekësor “Grey’s Anatomy”, është parë së fundmi në një karrige me rrota pas diagnostikimit me sklerozë laterale amiotrofike (ALS).

Pamjet e tij u regjistruan në aeroportin e Uashingtonit, ku një fotoreporter e inkurajoi të mos humbiste shpresën, duke i uruar të gjitha të mirat. Dane iu përgjigj thjesht: “Faleminderit, vëlla.”

Burime pranë aktorit kanë bërë të ditur për DailyMail se Dane është i vetëdijshëm për sfidën e madhe që po kalon, ndaj ka vendosur të jetojë çdo moment intensivisht.

“Ai nuk dëshiron mëshirë apo keqardhje. Thjesht kërkon që njerëzit pranë tij të jenë të pranishëm, të sjellin pozitivitet dhe të ndajë me ta sa më shumë momente të lumtura. Kjo është ajo që e mban të fortë tani,” u shpreh burimi.

Edhe bashkëshortja e tij, aktorja Rebecca Gayheart, foli së fundmi për ndikimin që ka pasur sëmundja te dy vajzat e tyre: Billie, 15 vjeç, dhe Georgia, 13 vjeç.

“Është një periudhë tepër e vështirë. Vajzat po e përjetojnë rëndë dhe ne po përpiqemi të qëndrojmë të fortë si familje,” tha Gayheart për revistën People.

Çfarë është ALS?

ALS është një sëmundje neurologjike progresive që dëmton neuronet motorike – qelizat përgjegjëse për komandimin e lëvizjeve nga truri te muskujt. Me kalimin e kohës, pacientët humbasin aftësinë për të folur, për të gëlltitur dhe për të marrë frymë pa ndihmë.