75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Aktori përkujton babain e tij dëshmor të kombit në 23 vjetorin e rënies heroike

Aktori Kreshnik Ibrahimi ka kujtuar babain e tij, Gani Brahimaj në 23 vjetorin e rënies.

“23 vjet pa ty babë

E unë biri yt, me mbetet të të bëj krenar, te mos harroj kush jam, dhe si erdhi Liria”, ka shkruar ndër të tjera aktori.

Gani Brahimaj ra heroikisht në fushën e nderit më 7 maj të vitit 1999.

Para se t’i rrokte armët, ai ishte mësimdhënës duke dhënë një kontribut të madh në edukimin e brezave.