Aktori publikon një histori që thotë se i rrëqethi trupin të dy shqiptarëve në Itali

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka publikuar një histori interesante që thotë se ia ka rrëqethe trupin.
“Tigri”, ka thënë se përderisa ishte në Itali për xhirime, iu kanë afruar dy djem të rinj, njëri nga Drenica e tjetri nga Gjilanit, të cilët kishin shkuar “në të zezën” në Itali, por që destinacion kishin Gjermaninë.
Autori i emisionit “Ich bin Albaner”, ka thënë se teksa ka dëgjuar historitë e tyre, ka ndjerë dhimbje në shpirt.
“Kam 3 dit që me rrinë në mendje dhe mendoj, o Zot deri kur na kështu? Deri kur do lemë vendin tonë dhe të ikim nga vendlindja, deri kur do i qel sytë shteti ynë dhe pushteti dhe do shoh që njerëzit po bredhin rrugëve e po ikin prej fukarallëkut”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i tij:
Histori qe ma rreshqethi trupin…😢
Pardje isha ne Trieste (Itali) ora ishte 8 i mengjesit tuj dal nga Hoteli ku isha me Stafin tim te xhirimit,sa dola ne rrug degjoj nje za…Ooo Tiger…kthej koken dhe shof 2 djem te ri me çanta ne krah,me shofin te buzqeshur dhe une afrohem drejt tyre,jau jap doren,i perqafoj ashtu siq bej me secilin Shqiptar…njeri me kerkon nje Cigare…e kuptova qe ndoshta nuk kishin dhe i them njerit nga djemt qe kisha me veti,te lutem shko ne kerr dhe merre nje Paqet…fytyrat e tyre te lodhura,kepucet te demtuara,rrobate e tyre te pa lara fillun te me japin sinjal qe diqka nuk asht ne rregull…i pyeta te kahit jan,njani me tha jam i Drenices Tiger,tjetri me tha jam i Gjilanit…ka jeni nis Djem? Jemi nis per Dortmund mu pergjigjen…qysh jeni ardh deri ktu i veta??? E kqyren njani tjetrin ne sy dhe mu pergjigjen…me kamet tona pasha Zoti deri qetu ne te Zezen 😢
Fuuu ne ate moment mu perbyt toka,mengjesi sikur mu ba mramje,ndjeva nje dhimbje ne shpirt sa gati nuk me rrodhen Lotet 😢😢😢
Vllazen ju thash…une nuk jam pasanik,as Miljoner nuk jam,por merrne qet numer temin dhe sa her qe keni nevoj per diqka do mundohem ne shpirt te ju ndimoj,ju ofrova dhe numrat e miqve te mi ne Itali nese do kishin nevoj per Ushqim,strehim ose naj dit pune sa te sigurojn te ardhurat e tyre…u perqafum si vllazen dhe une vazhdova,edhe ata vazhdun rrugen te buzqeshur!
Kam 3 dit qe me rrin ne mendje dhe mendoj,o Zot deri kur na kshtu??? 😢 deri kur do lajm vendin ton te ikim nga Vendlindja,deri kur do i qel syt Shteti jone dhe pushteti do shof qe njerzit po bredhin rrugve e po ikin prej Fukatallakit 😢😢😢
O Zot qeljav rrugen krejt Vllazniv ton Shqiptar kudo qe jan 🤲🏼🤲🏼🙏🏻🙏🏻❤️