75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 24 Prill 2025 / AR

Aktori reagon pas aludimeve për martesën me Lily Allenin

David Harbour më në fund ka folur për thashethemet rreth përfundimit të martesës së tij me këngëtaren britanike Lily Allen.

Aktori i “Thunderbolts”, 50 vjeç, theu heshtjen në një intervistë për GQ Hype të publikuar të mërkurën. Kur u pyet për gjendjen e martesës së tij, ai tha: “Jam mbrojtës ndaj njerëzve dhe realitetit të jetës sime”.

Ai shtoi se nuk sheh ndonjë dobi në përfshirjen me thashetheme mediatike, sepse “janë të bazuara në hiperbolë histerike” dhe nuk dëshiron të nxisë “një spektakël poshtërues dhe të neveritshëm”.

Më vonë në intervistë, aktori u shpeej se po përjeton “shumë ndryshime” në jetën e tij dhe foli për mënyrën se si i përballon ato:

“Ka dy rrugë – mund të mohosh ndryshimin dhe të frikësohesh prej tij, ose mund të pranosh ndjenjën, sado e çuditshme apo e pakëndshme të jetë”.

Ai shtoi se për të, mënyra më e mirë për ta përballuar është ta kanalizojë përvojën në artin dhe punën e tij.

Nga ana tjetër, Lily Allen nuk ka folur drejtpërdrejt për ndarjen, por në janar, në podcast-in e saj Miss Me?, pranoi se ishte duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale: “Kam qenë duke u përballur me shumë vështirësi dhe gjërat dolën jashtë kontrollit”, rrëfey ajo.

Në shkurt, artistja tha se ishte në një “gjendje më të mirë” pasi kaloi disa javë në një qendër trajtimi dhe iu përkushtua meditimit dhe terapisë.

Harbour dhe Allen u martuan në vitin 2020 në Las Vegas. Ai është gjithashtu figurë prindërore për dy vajzat e Allen nga martesa e saj e mëparshme.