Aktori reagon pas vdekjes tragjike të rinjve në Jabllanicë: Fshati im humbi tre djem, ngushëllime familjeve

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi ka reaguar pas vdekjes së tre të rinjve tragjikisht në një objekt të pabanuar në fshatin e tij të lindjes, në Jabllanicë të Gjakovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ngushëlluar familjen Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e djemve të tyre.